Dita “D” në Komunën e Prishtinës, nuk nis as pas gjysmë ore mbledhja e planifikuar

Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me pikën e rendit të ditës propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.
Por mbledhja e cila ishte paraparë në orën 10:00, ende nuk ka filluar.
Ndryshe sot në Kuvendin komunal të Prishtinës, pritet të votohet për nxjerrjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Ky votim nuk është për miratimin përfundimtar të planit.
Sot votohet që ky dokument të bëhet publik, që qytetarët të kenë mundësinë ta shohin dhe të japin komente, propozime apo vërejtje.