Dita e 13’të e grevës, vetëm këto shërbime emergjente po kryhen nga administrata publike!

Janë bërë dy javë kur nën udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), sistemi arsimor publik në të gjitha nivelet në Kosovë si dhe administratat e institucioneve publike janë futur në grevë deri në afat të pacaktuar.
Ndonëse shkollat janë krejtësisht të mbyllura, administrata publike është duke kryer disa punë emergjente për qytetarët. Indeksonline ka siguruar njoftimin që SPAK i kë bërë komunave të Republikës.
5 raste janë përmendur në shërbimet që mund të kryhen, edhe pse janë në grevë.
“Rastet e vdekjes – dokumentacioni që shërben për procedurat e transportit të kufomave nga jashtë shtetit. Dokumentet e terminëve për viza (dëshmi). Certifikatat me foto për fëmijët për kalim kufitar (dëshmi). Vazhdimi i procedurave të konkurseve, vetëm për konkurset e publikuara para datës 25 gusht 2002 si dhe përdorimi i vulës nga punëtori grevistë përgjegjës për përfundimin e këtyre procedurave (të lartë shënuara).

Kujtojmë se çerdhet, shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitetet nuk janë duke zhvilluar proces mësimor.
Ata me ngulm janë duke kërkuar miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj. /Indeksonline/