19:52 / E Diele, 09 Gusht 2020

Dita e 149-të me COVID-19 në Kosovë/ 10.247 të infektuar e 327 të vdekur

Sot është dita e 149 prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Deri më tani numri total i të infektuarve është 10247 nga ta 5944 tashmë janë shëruar dhe kanë vdekur 327 persona të prekur me këtë virus, transmeton Indeksonline.

Raste aktive janë 3976, ndërsa në trajtim mjekësor janë 476 pacientë, ku nga ta me osksigjeno-terapi janë 412. E, 35 janë me CPAP me asistim për frymarrje.

Sipas të dhënave të fundit nga një tabelë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar nga të dhënat nga IKSHPK, 13 raste janë kritike me respiratorë.

Për nga numri të infektuarve prin Prishtina, me 3302 të infektuar, 1862 të shëruar, 44 të vdekur e 1396 raste aktive.

Më pas vjen Ferizaj, Vushtrria, Gjilani e Prizreni.

Vetëm sot janë konfirmuar 188 raste pozitive,  142 persona janë shëruar, e 12 kanë vdekur./Indeksonline