Dita e 18-të e fushatës

Sot në vendin tonë do të zhvillohet dita e 18-të e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Partitë politike dhe liderët do të vizitojnë qytetet e ndryshme për të zhvilluar aktivitete të ndryshme bashkë me qytetarët
Aktivitetet:
18:00
Nisma Socialdemokrate vazhdon fushatën për zgjedhjet lokale në Mitrovicë (Restoranti “Vapiano”, Mitrovicë)
19:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Prishtinë Dega IV. (Salla e kuqe/Pallati i Rinisë)
19:00 – 20:30
Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”, salla e sportit)
19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Shkolla fillore “Pavarësia”, Mati 1)
20:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Shkolla fillore “Luigj Gurakuqi”)./Indeksonline/