75 Mall Live Search
23:56 / E Premte, 19 Qershor 2026 / F.R

Dita e 20-të e protestës në Tiranë, pas disa orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Qytetarët u mblodhën edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.

Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. Organizatorët kanë theksuar se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubim.

Një nga organizatorët e protestës, aktivisti Arben Kola, deklaroi se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga diaspora.

“Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim”, u shpreh ai.

Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të kryeqytetit.