75 Mall Live Search
17:08 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / FR

Dita e AIDS, MSh-ja: Secili ka të drejtën e trajtimit pa asnjë formë diskriminimi

Me moton “Merrni rrugën e të drejtës tuaj: Shëndeti im, e drejta ime!”, këtë vit shënohet Dita Botërore e AIDS-it, e cila po vjen me një thirrje të fuqishme për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë.

M ekëtë rast, Ministria e Shëndetësisë thotë se çdo individ ka të drejtën për shërbime shëndetësore, përfshirë parandalimin dhe trajtimin e HIV, pa asnjë formë diskriminimi.

“Fuqizimi i individëve dhe lufta kundër stigmës dhe diskriminimit janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të drejtë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Sot, sipas të dhënave, rreth 39.9 milionë njerëz jetojnë me HIV në botë, dhe në vitin 2023, 630 mijë persona humbën jetën nga shkaqe të lidhura me HIV.

“Ky është një kujtesë e fuqishme për të forcuar përpjekjet për parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe mbështetjen e atyre që jetojnë me HIV, për të arritur një të ardhme pa AIDS”.

“Të bashkohemi për të mbështetur përpjekjet për eliminimin e AIDS-it dhe për të siguruar që të drejtat për shëndet të jenë të disponueshme për të gjithë, pa asnjë përjashtim!”.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti