08:07 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dita e Antonio Contes!?

Trajneri italian, Antonio Conte shumë lehtë mund të shkarkohet nga detyra e tij te klubi londinez.

Chelsea pësoi humbjen e dytë radhazi në Premierligë mbrëmë kundër Watfordit, madje ekipi i kaltër u mposht me rezultat të thellë 4 me 1, transmeton IndeksOnline.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer askujt te Chelsea, prandaj qëndrimi i Contes në “Stamford Bridge”, është vënë në pikëpyetje.

Sot pritet të jetë dita e Contes, të shkarkohet apo jo, mbetët të shihet!

Conte i cili erdhi nga Italia sezonin e kaluar, shpalli Chelsean kampion në Premierligë, dhe humbi një finale të FA Kupës kundër Arsenalit.

Ai me fillim të sezonit të ri, kishte probleme me bordin, duke larguar futbollistë të mëdhenj si Costa e Matic dhe duke afruar Moratën dhe Bakayokon.

Tani, Chelsea është në pozitën e katërt në tabelë me 50 pikë, një më shumë se Tottenhami në të pestin dhe një më pak se Liverpooli në të pestin./IndeksOnline/