Dita e Çlirimit të Suharekës, Muharremaj kujton dëshmorët e nderon invalidët e luftës së UÇK-së

13 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të Suharekës, ku për nder të kësaj dite përkujtohen dëshmorët dhe martirët e kësaj komune.
Si çdo vit, edhe këtë herë pati aktivitete të shumta në krye me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, shkruan Indeksonline.

Muharremaj së bashku me shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së nderuan me mirënjohje invalidët e luftës së UÇK-së.

Kryetari për nder të kësaj dite kujtoi dëshmorët e Suharekës, të cilët ranë për liri.
Ndryshe, qyteti i Suharekës është stolisur me flamuj për këtë ditë të veçantë./Indeksonline/
