75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

‘Dita e Dardanëve’, arrestimi i çekëve motiv shtesë për një fitore madhështore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kosova sot do ta ketë njërën nga ndeshjet më të vështira për kualifikimet Euro 220, kjo pasi që kombëtarja jon ka mungesë të theksuar të disa lojtarëve me mjaftë rëndësi për këtë skuadër.

Mirëpo edhe përkundër mungesave ‘Dardanët’ pritet të dalin nga “Fadil Vokrri” me fitore, shkruan Indeksonline.

‘Dardanët’ kanë zhvilluar stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe shihej entuziasmi i lojtarëve, të cilët janë të etur për t’i sjellur Kosovës sa më shumë fitore, pse jo edhe ta sigurojnë kualifikimin për Euro 2020.

Një motiv shtesë për lojtarët tonë do të jetë edhe arrestimi  i tetë tifozëve çekë të cilët janë kapur me flamur serbë, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdornin në ndeshjen e sotme, shkruan IndeksOnline.

E ky arrestim ka nxitur edhe reagimin e lojtarëve të Kosovës, ishte Valon Berisha ai që ka reaguar duke thënë “Vetëm një flamur mund të valvitet në stadiumet e Ballkanit”.

Ndërsa formacioni i mundshëm i kombëtares sonë pritet të jetë ky: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Challandes do të luaj me formacion 4-2-3-1. Dyshja e mesfushës do të jenë Halimi dhe Voca.

Sulmues do të jetë Vedat Muriqi, ndërsa pas tij do të jenë Zhegrova, Celina dhe Rashani.

Pas tri ndeshjeve në Grupin A, Kosova renditet e treta me pesë pikë, një më pak se sa Çekia, që ka grumbulluar gjashtë pikë, aq sa Anglia në vendin e parë, por kjo e fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/.