16:36 / E Martë, 14 Mars 2023 / k.v

Dita e dorëzimit të ofertave – Shitja e aseteve – 62

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në Shitjen e Aseteve në Likuidim – 62. Kjo shitje ofron një numër asetesh atraktive të shtrira ne tërë rajonin e Kosovës.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.62 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 15 Mars 2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.