Dita e dytë e Javës së Gruas, kjo është agjenda
Dita e dytë e Javës së Gruas pritet të sjellë një agjendë të ngjeshur me diskutime tematike, panele dhe punëtori praktike që synojnë fuqizimin e rolit të grave në ekonomi dhe vendimmarrje, si dhe adresimin e sfidave aktuale në nivel lokal dhe qendror.
Aktivitetet nisin në orën 09:30 me regjistrimin e pjesëmarrësve, ndërsa hapja zyrtare do të bëhet nga Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI Kosovë, dhe Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në fokus të paradites do të jetë paneli diskutues “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë: Nga politikat në zbatim lokal”, i cili do të trajtojë sfidat dhe mundësitë për avancimin e reformave energjetike.
Diskutimi do të mbledhë përfaqësues institucionalë si Leonita Shabani-Mullarama nga Ministria e Ekonomisë, Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Ardiana Bokshi nga Fondi i Efikasitetit të Energjisë dhe Afrim Prokshi nga Komuna e Drenasit.
Theks i veçantë do t’i kushtohet përfshirjes gjinore dhe trajtimit të varfërisë energjetike si elemente kyçe të një tranzicioni të drejtë.
Në pjesën e pasdites, do të zhvillohet një diskutim i hapur mbi përshpejtimin e progresit përmes llogaridhënies, investimeve dhe gjithëpërfshirjes.
Në këtë panel do të marrë pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila, duke reflektuar mbi zhvillimet e fundit dhe prioritetet për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave.
Kjo është agjenda e plotë:
09:30 – 10:00 Regjistrimi i Pjesëmarrësve
10:00 – 10:10 Fjalë hyrëse
- Ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtore, NDI Kosovë
- SH.T.Z. Jonathan Hargreaves, Ambassador, Ambasada Britanike në Kosovë
10:15 – 11:35 Panel diskutimi ︱Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë: Nga politikat në zbatim lokal
Ky panel do të shqyrtojë se si Kosova mund të avancojë tranzicionin energjetik të drejtë duke forcuar lidhjet ndërmjet politikave kombëtare, zbatimit lokal dhe masave gjithëpërfshirëse të investimeve. Duke bashkuar perspektiva institucionale, diskutimi do të analizojë se si reformat energjetike mund të mbështesin zhvillimin më të gjerë ekonomik, të forcojnë kapacitetet institucionale dhe të krijojnë kushtet për zbatim të qëndrueshëm në nivel lokal. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjithashtu përfshirjes gjinore dhe varfërisë energjetike si komponentë qenësore të një tranzicioni energjetik të drejtë dhe efektiv.
- Leonita Shabani Mullarama, Sekretare e Përgjithshme, Ministria e Ekonomisë
- Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv, Asociacioni i Komunave të Kosovës
- Ardiana Bokshi, Drejtore e Shërbimeve të Përgjithshme, Fondi i Efikasitetit të Energjisë, Kosovë
- Afrim Prokshi, Menaxher Komunal për Energji, Komuna e Drenasit
Moderatore: Meral Hallaqi Radoniqi, Këshilltare për Energji, GIZ
11:40 – 12:00 Fuqia e veprimit︱Gratë në ekonomi: Fuqizim i gjithëpërfshirjes, tejkalim i pengesave
- Iliriana Jaka Gashi, Drejtore Ekzekutive, Women4Women; Anëtare, Rrjeti Ekonomik i Grave
12:00 – 12:45 Drekë dhe mundësi për rrjetëzim12:45 – 14:20 Ndarja në dy grupe:
Nga dialogu në veprim: Prioritetet për WoW 2026
Ky diskutim në grup do të përqendrohet në identifikimin e sfidave kryesore në nivel lokal, fushave prioritare të politikave dhe pritshmërive ndaj qeverisë qendrore. Pjesëmarrësit do të diskutojnë boshllëqet në koordinim dhe bashkërendim të politikave. Nga diskutimet pjesëmarrësit do të bien dakord mbi prioritetet dhe objektivat praktike që do të udhëheqin aktivitetet e ardhshme të Javës së Gruas, duke përfshirë debatet mbi politika, ditët e partive dhe konferencën përmbyllëse.
Trajnere: Brikena Berisha, Menaxhere e Programit, Iniciativa Kosovare për Stabilitet,
Anëtare, Forumi Ekonomik i Grave
Grupi A: 12:45 – 13:30 Grupi B: 13:35 – 14:20 Krijimi i përmbajtjes me ndikim
Kjo punëtori praktike do t’i prezantojë pjesëmarrësit me elementët thelbësorë për krijimin e përmbajtjes së qartë, tërheqëse dhe të fokusuar te audienca për publikime, rrjete sociale dhe komunikime të tjera. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë se si të përshtatin mesazhet nëpër platforma të ndryshme, të përdorin rrëfimin efektivisht dhe të aplikojnë këshilla praktike për të përmirësuar qëndrueshmërinë, cilësinë dhe ndikimin e komunikimeve të tyre.
Trajnere: Enkela Maxhuni, Partnere dhe Drejtore Kreative, Growzillas
Grupi B: 12:45 – 13:30
Grupi A: 13:35 – 14:20
14:20 – 14:35 Pauzë për kafe
14:40 – 15:30 Diskutim i hapur ︱Përshpejtimi i progresit përmes llogaridhënies, investimit dhe gjithëpërfshirjes
Ky diskutim i hapur do të ofrojë një mundësi për të konfirmuar pritjet dhe për të eksploruar, në terma praktik, se si angazhimet për barazinë gjinore do të përkthehen në veprim. Do të reflektohet mbi zhvillimet e fundit zgjedhore dhe do të përcaktojë prioritetet për forcimin e koordinimit midis niveleve qendrore dhe lokale, duke avancuar njëkohësisht lidershipin dhe fuqizimin ekonomik të grave.
● Mimoza Kusari Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
16:00 Përmbyllja e programit të konferencës hapëse

