Dita e dytë e protestës në Tiranë për Klodian Rashën! Policët sulmohen me stolat e hekurit

Sonte është dita e dytë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës para Ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Të rinj e fëmijë janë mbledhur, të cilët hedhin kapsolla e bojë të kuqe në rrugë.
Hekurat ndarës të rrugës janë shkulur nga protestuesit, ndërsa policët po sulmohen me stolat e hekurit.
Pas mbërritjes së forcave të sigurisë dhe hedhjes së gazit lotsjellës, të rinjtë janë larguar.