09:22 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dita e dytë e Ramës në Kosovë, takohet me Mustafën

Kryeministri i Shqipërisë̈, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, ka vazhduar takimet me liderët e partive politike në Kosovë. Rama në agjendën e tij të sotme e kishe paraparë një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në selinë e kësaj partie, por në momentin e fundit ai ka ndryshuar agjendën dhe takimi është duke u zhvilluar në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, ku pritet ta kenë një mëngjes pune.

No description available.

Rama gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, në agjendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e Ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë̈ së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

No description available.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë shtypi.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri shqiptar takoi presidentin e vendit, Hashim Thaci, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, atë të PDK-së, Kadri Veseli.

Vizita e kryeministrit Rama, në Kosovë, vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.