Dita e dytë, ky është shteti me më së shumti medalje të fituara në “Paris 2024”

Është mbyllur edhe dita e dytë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Kosova, vendi ynë arriti të fitoj një medalje të argjendtë në sportin e xhudos. Ishte Distria Krasniqi ajo që ia siguroi vendit të saj një medalje, shkruan Indeksonline
Shteti që ka fituar më së shumti medalje është ShBA-ja (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), me plotë 12 sosh, tri të arta, gjashtë të argjendta dhe tri të bronzta.
Pas ShBA-së është Franca me tetë medalje, tri të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.
Shteti me më së shumti medalje të arta të fituara deri tani është Japonia, me katër – aq ka edhe Australia./Indeksonline/
