Dita e dytë pa rrymë në Lagjën e Spitalit dhe Mati 1, banorët janë të shqetësuar

Qindra banorë të rrugëve “Malush Kosova”, “Prekazi”, “Muhamet Çami” e të tjera në Lagjën e Spitalit dhe në Mati 1 kanë mbetur pa energji elektrike që nga mëngjesi i djeshëm.
Trafo e mbyllur dhe banorë të shqetësuar shihen në këto rrugë, ku sot është e dyta ditë që janë jashtë çdo funksioni pajisjet elektronike.
Banorët kanë pohuar për Indeksonline se kanë kontaktuar KEDS-in dhe njësitet relevante për të detektuar problemin, por që akoma nuk është zgjidhur kjo çeshtje.
Ndërkohë, qindra banorë që jetojnë në këto dy lagje tashmë janë të revoltuar me këtë situatë./Indeksonline/

