75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / F.R

Dita e Falënderimeve, Haradinaj: Mirënjohje miqve tanë amerikanë, që qëndrojnë pranë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Falënderimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se kjo ditë është simbol i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka që viti i kaluar ka ofruar.

Bazuar në këtë, i pari i AAK-së i shprehu mirënjohje miqve amerikanë, që qëndrojnë pranë Kosovës.

“Urime Dita e Falënderimeve! Në këtë ditë, që është simboli i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka që viti i kaluar na ka ofruar, veçanërisht i shpreh mirënjohje miqve tanë Amerikanë, që qëndrojnë pranë nesh duke thelluar vazhdimisht miqësinë tonë historike”, ka shkruar ai.