75 Mall Live Search
12:47 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / S Z

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët me 27 nëntor

Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e Ditës së Forcës që do të jetë me 27 Nëntor.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.  Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim.