75 Mall Live Search
16:31 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dita e fundit e ‘Adria Airways’, kompania e parë që nisi fluturimet pas luftës në Aeroportin e Prishtinës

Shumë qytetarë të Kosovës udhëtojnë jashtë vendit, por edhe mërgimtarë të shumtë zgjedhin që në Kosovë të vijnë në vendlindje përmes udhëtimit me aeroplan.

Por së fundi kompania e parë ajrore që pas luftës filloi me fluturime në Aeroportin e Prishtinës, Adria Airways tashmë nuk do të jetë funksonale.

Si rrjedhojë e afarizmit të tyre, Adria Airways më nuk do të jetë në shërbim të transportit ajrore, teksa sot kishin edhe ditën e fundit të shkëmbyerjes së korrespodencave të fundit me kolegët e departamentit të koordinimit të fluturimeve, korrespondenca këto që kishin të bëjnë me fluturimet e sezonit dimëror e që më parë ishin koordinuar të realizoheshin nga Aeroporti Adem Jashari, transmeton Indeksonline.

Sipas Driton Hysenit nga Aeroporti i Prishtinës ishte 15 tetori 1999 dita kur Adria Airways bëri aterimin e parë për të vijuar deri në shtator 2019.

“Për 20 vite me radhë Adria Airways ofroi shërbime të transportit ajror, me shumë fluturime të operuara e me shumë udhëtarë të transportuar”, ka shtuar ai./Indeksonline/