Dita e fundit e afatit kalimtar: Rashica stërvitet me Werderin

Sot mbyllet afati kalimtar i futbollistëve në Gjermani.
Milot Rashica ka qenë në bisedime me disa skuadra por nuk ka asnjë marrëveshje konkrete.
Hertha e Berlinit deshi ta transferonte në formë huazimi, por Werder Bremen nuk ishte e interesuar për ta lëshuar me këtë opcion.
Mesfushori kosovar ishte pjesë e stërvitjes së sotme me Werderin e Bremenit.
/Indeksonline/