11:20 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Dita e fundit e marsit, sa e qetë në Prishtinë

Ka arritur në 108 numri i të infektuarve me COVID-19, në gjithë Kosovën.

Që nga data 13 mars kur edhe u konfirmuan rastet e para me këtë virus, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masazh në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e këtij virusi.

Përpos që u mbyllën shumë lokale, qendra tregtare, u ndalua mësimi e njerëzve u kërkohet të qëndrojnë më tepër në shtëpi, u vendos edhe ‘ora policore’.

Që prej orës 17:00 deri në ora 06:00 qytetarët nuk kanë të drejtë qarkullimi (përpos rasteve emergjente). Por edhe gjatë ditës kur nuk është fare ky orar Prishtina duket shumë e qetë, me tejet pak qarkullim, raporton Indeksonline.

Mjafton të dalësh sot rrugëve dhe kuptohet se njerëzit vërtet janë vetëdijesuar për rrezikun e këtij virusi dhe po zgjedhin të qëndrojnë më tepër në shtëpi, të mbrojnë veten, familjarët por edhe gjithë vendin në përgjithësi.

Disa fotografi të realizuara nga fotografi i Indeksonline rrugëve të qytetit të Prishtinës shihet qarkullim i paktë edhe i veturave, teksa në funksion e sipër janë edhe autobusët urbanë që u dezinfektuan ditë më parë nga Komuna e Prishtinës.

Urojmë që kjo ditë e fundit e marsit të mos ngjasojë më me asnjë ditë tjetër, të muajit prill dhe kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë me sa më pak dëme./Indeksonline/