Dita e fundit e merkatos, këto janë lëvizjet që mund të ndodhin sot

Sot është dita e fundit e merkatos në top ligat evropiane, e shtyrë si pasojë e pandemisë që e pauzoi futbollin për një kohë.
Shpesh kemi parë lëvizje të mëdha në ditën dhe orët e fundit të merkatos, shkruan Indeksonline.
Më poshtë janë disa nga transferimet që mund të bëhen në ditën e fundit:
– Manchester Unitedi mund të nënshkruajë me Cavanin, Dembelen dhe Tellesin
– Liverpooli pritet ta zyrtarizojë portierin Paulo Gazzaniga
– Dele Alli mund të bashkohet me PSG-në
– Skriniari pritet t’i bashkohet Tottenhamit
– Hudson Odoi dhe Jorginho do të largohen nga Chelsea. /IndeksOnline/