75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Dita e fundit e transferimeve, dy klube nga Premier League shprehin interesim për Edon Zhegrovën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është duke e menduar një largim të mundshëm nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Siç raporton gazetari, Nicolo Schira – dy klube nga Premier League kanë shprehur interesim për lojtarin kosovar, shkruan IndeksOnline

Por, “Zonja e vjetër” nuk dëshiron largimin e futbollistit kosovar edhe pse trajneri Spalletti nuk po i jep minuta.

Mbrëmë, Spalletti nuk e futi në lojë ndaj Parmas.

Dje u kuptua se Evertoni është një prej skuadrave të interesuara për shërbimet e Zhegrovës, kurse ekipi tjetër nuk është zbuluar ende./Indeksonline/