75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Dita e fundit e zgjedhjeve evropiane, sot votohet në 21 shtete të BE-së

Në 21 shtete anëtare të BE-së sot zhvillohet dita e fundit e zgjedhjeve evropiane.

Këtë mëngjes në ora 08:00 janë hapur qendrat e votimit  në Francë dhe Gjermani, ndërsa në Itali janë hapur në ora 07:00, por në disa vende janë hapur edhe në ora 06:00.

400 milionë njerëz janë të përfshirë në këto zgjedhje për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian.

Rezultatet paraprake pritet të dalin sonte./Indeksonline/