75 Mall Live Search
08:20 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Dita e fundit për partitë që të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

Partitë kosovare sot e kanë ditën e fundit që të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Deri më tani vetëm 10 subjekte politike, me 210 kandidatë, kanë dorëzuar listat, transmeton Indeksonline.

Të gjitha subjektet që kanë paraqitur listat e kandidatëve janë nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Zgjedhjet do të mbahen me datën 14 shkurt të këtij viti./Indeksonline/