17:17 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / LB

Dita e Gështenjës/ Ramosaj: Natyra na ka dhuruar gështenjën si pasuri

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka publikuar disa foto dhe video nga festa tradicionale “Dita e Gështenjës”.

Në Facebook ai shkruar se natyra ua ka dhuruar gështenjën si pasuri, prandaj dhe kanë promovuar gështenjën dhe njëkohësisht kanë shfaqur panairin me produktet vendore, nga fermerët e komunës, njerëzit më punëtorë të vendit.