75 Mall Live Search
11:24 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / k.v

Dita e gjashtë/ Serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në Jarinje e Bërnjak

Rrugët që të dërgojnë drejt dy pikave kufitare në veri, në Jarinje e Bërnjak, po vazhdojnë të jenë të bllokuara që nga mëngjesi i së hënës.

Janë bërë gjashtë ditë që asnjë automjet nuk ka hyrë ose dal në këto dy pika kufitare, krejt kjo pasi që grupe të caktuara serbësh e të dirigjuar nga Beogradi, kanë vendosur barrikada në shenjë revole ndaj vendosjes së reciprocitetit në targa të automjeteve, shkruan IndeksOnline.

Situata është e qetë, ani pse shpesh herë serbët kanë provokuar pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të cilët janë vendosur në këtë zonë për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Përveç Policisë së Kosovës në Jarinje e Bërnjak ka edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe të EULEX-it të cilët po e vëzhgojnë nga afër situatën.

Nuk ka informacione se deri kur është kjo gjendje por faktori ndërkombëtar ka kërkuar dialog dhe ulje te tensioneve nga palët./IndeksOnline/