75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / AR

“Dita e grave” për Engjëllushen, shkëlqen në veshje tradicionale

Ditën e shtune, Engjëllushja dhe Mërgimi jetuan një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Çifti kurorëzoi dashurinë trevjeçare me martesë, me një dasmë madhështore që mori vëmendjen e mbarë opinionit publik.

Dhe ashtu siç e do tradita shqiptare, ditën e nesërme, u mbajt “Dita e grave” – ku të afërm dhe rrethi i ngushtë familjar shkojnë për të parë nusen me veshje tradicionale shqiptare në ditën e parë të martesës.

Engjëllushja shkëlqeu me veshje tradicionale të zonës së Opojës, me dallama dhe dimia të punuara në çdo detaj.

Ajo ndau një foto krah Mërgimit dhe me gojën plot mund të themi, Engjëllushes i paska mjaft hije të qenurit nuse.