Dita e Kosovës, “dardanët” nisin aventurën në kualifikime të Kupës së Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës sonte e nis aventurën e saj në kualifikime për Kupën e Botës 2026.
Ekipi i Franco Fodas sonte nga ora 20:45 luan ndaj Zvicrës në Bazel, shkruan Indeksonline
I gjithë ekipi është gati dhe të gjithë lojtarët janë në formë të mirë, andaj sot Kosova pret një rezultat pozitiv.

Foda dhe Muriqi dje u paraqiten në një konferencë për media dhe deklaruan se janë të gatshëm për t’i befasuar “helvetikët”.
Kujtojmë se pas ndeshjes me Zvicrën, Kosova kthehet në Prishtinë dhe të hënën e ardhshme e pret Suedinë në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/