75 Mall Live Search
21:54 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / Gj Sh

Dita e largimeve, Ballkani ndan rrugët me Orges Shehun

Ballkani ka ndarë rrugët me trajnerin Orges Shehu.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi suharekas përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Shehu pas humbjes nga Drenica ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar.

Pas kësaj, kryesia ka vendosur që largimi i Shehut të ndodh tani.

Përkohësisht Ballkanin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi.

Njoftimi i plotë:

Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të FC Ballkani

FC Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë.

Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.

Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi.

/IndeksOnline/