75 Mall Live Search
14:27 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / SH

Dita e Mollës në Istog, Ferati: Është festë e punës

Istogu ka shënuar sot Ditën e Mollës. Kryetari i komunës, Ilir Ferati e ka quajtur si festë të punës në Istog.

“Festa e mollës, festa e punës në Istog!
Edhe këtë vit festojmë Ditën e Mollës në Kovragë, aty ku molla është traditë dhe krenari për Istogun, duke na dalluar për sasi e cilësi.
Përkushtimi dhe puna e palodhur e banorëve të këtij fshati janë pasuri e madhe për gjithë komunën. Ju falënderoj nga zemra dhe uroj që këtë festë ta gëzojmë edhe për shumë vjet së bashku.
Ne do të vazhdojmë të jemi krah jush, krah njerëzve punëtorë të Kovragës”, shkruan Ferati në njoftim.