75 Mall Live Search
14:55 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Dita e Muriqit, sot mund të luaj nga fillimi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka mundësi që sot të startojë me SS Lazio.

Skuadra e Lazios ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotshme ndaj Parmas në Kupën e Italisë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë listë mungon emri i sulmuesit më të mirë italian, Ciro Immobile. Kjo nënkupton se Vedat Muriqi mund të startojë ndeshjen nga minuta e parë.

Ashtu e parashikojnë edhe mediat në Itali. Muriqi mund të jetë tandem i sulmit së bashku me Correan.

Ndeshja midis Lazios dhe Parmas luhet nga ora 21:15./IndeksOnline/