75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 28 Mars 2021 / Blerim

Dita e ndeshjes: KOSOVA gati për Suedinë!

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duel ky në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të Katarit.

Ky takim luhet në ‘Fadil Vokrri’, ku Kombëtarja jonë vjen nga një fitore ndaj Lituanisë 4:0 në miqësore, shkruan IndeksOnline

Edhe pse Challandes para vetit ka një sfidë të vështirë, sonte do të mundohet që t’i përgjigjet Suedisë me përbërjen më të mirë të mundshme.

Kujtojmë se pas kësaj ndeshje, ‘Daradanët’ do të ketë një tjetër takim të vështirë atë ndaj Spanjës me 31 mars në Sevilje.