Dita e ndeshjes, tifozët e Fenerbahçes po e nisin ditën me Vedat Muriqin
Sot me fillim nga ora 18:30 Fenerbahçe, do të ndeshet me Genclerbirligin në kuadër të Superligës turke.
Tifozët e Fenerbahçes tashti po e nisin ditën me heroin e tyre, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline.
“Mirmëngjesi Vedat Muriqi dhe të tjerët”, shkruan një tifoz në Twitter, duke lënë të kuptohet se “luani” i Kosovës e ka ndikimin më të madh në skuadër.

“Sot pres gola nga Vedat Muriqi dhe Max Kruze. Le të krijojmë një sinergji” – u shpreh një tjetër.

Madje, disa po japin mendimet për formacionin që Ignac Molnari, trajneri i Fenerbahçes duhet ta përdorë./Indeksonline/

