75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

Dita e nëntë e Euro, këto janë tre ndeshjet e sotme

Sot përfundon xhiro e dytë e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.

Në program janë tre ndeshje interesante, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 15:00, Gjeorgjia do të përballet me Çekinë në qytetin e Hamburgut, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë pikët e para.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në Dortmund, aty ku Turqia do të luaj kundër Portugalisë nga ora 18:00.

Skuadra e cila arrin fitore në këtë ndeshje do të siguronte fazën e 1/16 në Euro 2024.

Ndeshja e fundit e ditës dhe kësaj xhiro zhvillohet mes Belgjikës dhe Rumanisë nga ora 21:00, në qytetin e Kolnit.

Belgët janë befasuar ndeshjen e parë duke u mposhtur nga Sllovakia, derisa Rumania ka tre pikë, pas fitores ndaj Ukrainës./IndeskOnline/