15:15 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / k.v

Dita e pavarësisë/ Prokuroria njofton se ka ndaluar 17 persona për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit të katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave. Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është dërguar në obduksion trupi i pa jetë i një vajze, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “ Ndihme në kryerjen e veprës penale Grabitja ” si dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.