75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 30 Maj 2022 / MSH

Dita e Përkujtimit në ShBA, nderohen ushtarët e rënë në shërbim të Shtetit

E hëna e fundit e majit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënohet si Dita e Përkujtimit.

Kjo festë zyrtare mbahet për të nderuar të gjithë ushtarët që, nën uniformën ushtarake, i kanë shërbyer Shtetit.

Homazhet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit tashmë janë bërë traditë për qytetarët amerikanë, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre në detyrë shtetërore.

Edhe Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë një dedikim për këtë festë.

“Sot në Ditën e Përkujtimit, ne reflektojmë dhe nderojmë sakrificën e burrave dhe grave që kanë humbur jetën në shërbimin ushtarak në Shtetet e Bashkuara” ka shkruar Ambasada në Twitter.

Dita e Përkujtimit shënohet që nga viti 1868.

Ajo së pari u bë për të nderuar ushtarët e rënë në Luftën Civile.