09:46 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

‘Dita e Plisit’ në Prekaz

Sot mbahet manifestimi mbarëkombëtar “Dita e Plisit”, në Kullën e Ahmet Delisë në Prekaz të Skenderajt.

Edicioni i pestë, faza e tretë e këtij manifestimi organizohet në bashkëpunim me drejtorinë e Kulturës në këtë komunë.

Sipas agjendës, në ora 10:00, të gjithë pjesëmarrësit me plisa do të bëjnë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz. Kurse, në orën 11:00, fillon manifestimi “Dita e Plisit|, ku do të paraqiten kumtesa, anekdota, këngë folklorike dhe fjalë përshendetëse.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të kumtesave dhe programit të paraparë në kullë,  në oborr vazhdon programi artistik me këngë e valle i ansamblit “Drenca”, i Skenderajt.

Organizatorët kanë njoftuar se të gjithë pjesëmarrësit duhet të vinë në këtë manifestim me plisa të bardh në kokë.