Dita e së vërtetës, City apo Liverpool?
Sot do të zhvillohet java e fundit e këtij edicioni në Premier Ligë.
Manchester City që është lider me 95 pikë do të luaj kundër Brightonit në Amex Stadium, ndërsa Liverpooli në vendin e dytë me 94 pikë e pret Wolverhamptonin në Anfield.
‘Të kuqtë’ janë duke kërkuar titullin e kampionit pas 29 vitesh dhe nëse arrinë objektivin do të ishin skuadra e parë në histori të Premier Ligës që në javën e fundit e kalojnë liderin për të triumfuar.
Është hera e tetë që java e fundit e sezonit vendos për titull në Premier Ligë, megjithatë asnjëherë nuk ka ndodhur që lideri lëshoi trofeun nga duartë.
Ky sezonë po llogaritet si më interesanti dhe më kualitativi në Premier Ligë. /Indeksonline/