75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Dita e shkarkimeve dhe emërimeve, Kurti “prek” edhe Bordin e Telekomit

Qeveria e Kosovës në detyrë ka zhvilluar mbledhjen e 26-të me radhë në formë elektronike ku ka marrë vendim për shkarkimin e disa bordeve të drejtorëve të ndërmarrjeve publike.

Në këtë mbledhje Qeveria në detyrë ka marrë vendim për të shkarkuar edhe dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Telekomit.

“Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.