75 Mall Live Search
18:59 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / G T

Dita e shqiptarëve, Uzuni shënon gol në La Liga ndaj Sociedad

Skuadra e Granandas ka kaluar në epërsi ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline

Uzuni shënoi një gol të bukur nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21’të.

Kujtojmë që ky ishte goli i tetë i Uzunit në La Liga këtë sezon./Indeksonline/