75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dita e shtatë e protestave në Francë, trafiku në kolaps

Në Francë edhe sot kanë vazhduar protestat dhe greva për shkak të reformave të pensioneve, të cilat synon t’i bëjë administrata e presidentit të vendit Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e parë, protestave iu bashkuan rreth 800 mijë persona, ndërsa greva e të punësuarve në disa sektorë është duke zgjatur tashmë shtatë ditë.

Për shkak të grevës në shtatë ditët e fundit vjen deri tek shkeljet në komunikacionin publik. Zyrtarët konfirmuan se trafiku në Paris është në kolaps ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë mbi 100 kilometra.

Sot herët në mëngjes u anuluan shumë linja hekurudhore ndërsa në disa qytete në Francë është vështirësuar qarkullimi i trafikut.

Në protestat në Paris, të mbështetura nga dhjetëra mijëra njerëz, gjatë ditëve të kaluara ndodhën përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Në intervenimin e policisë u plagosën disa gazetarë në mesin e të cilëve edhe fotoreporteri i AA-së, Mustafa Yalcin.