75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / G T

Dita e skuadrave shqiptare, sonte luajnë katër prej tyre në garat e UEFA-s

Sonte zhvillohen ndeshje tejet interesante në dy kompeticionet e UEFA-s, faza e play-offit në Europa League dhe Conference League.

Katër skuadra shqiptare luajnë ndaj kundërshtarëve të tyre, shkruan Indeksonline

Duke nisur nga Egnatia, e cila luan si mysafire e Olimpija Ljubljana – ndeshje kjo që nis nga ora 20:00.

Dy ekipe nga Kosova, Drita dhe Ballkani luajnë nga ora 20:30, ndaj Steaua Bucureshtit dhe Shamrock Rovers.

Kurse nga ora 21:00, Dinamo City luan në Kroaci ndaj ekipit me histori, Hajduk Split./Indeksonline/