21:00 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

Dita e sotme ishte festë për Medën!

Këngëtari i mirë njohur shqiptar, Mehdin Përgjeçaj – Meda, njihet për talentin e tij të veçantë.

Krahas profesionit, ai njihet edhe si person familjar, i cili kujdeset që me data të veçanta të bëj urime emocionale, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një imazh të vajzës, Rejhanes, për ditëlindje, ai ia dedikoi disa fjalë të bukura.

“Sod e ka ditlindjen princesha e babit Rejhana❤”, shkroi këngëtari duke e etiketuar edhe bashkëshorten, Lulen, në këtë imazh.

Shumë urime./Indeksonline/