‘Dita e specave’, PINT festojnë përvjetorin e themelimit
Një nga label më të suksesshëm të tregut të muzikës shqiptare janë rep-grupi PINT.
Grupi i njohur u krijua nga artistët MC Kresha, Lyrical Son dhe Bim Bima tetë vite më parë, ata debutuan me albumin ‘PINT’, shkruan Indeksonline.
Sot ky grup përbëhet nga nëntë artista gjithsej, djemtë e këtij labeli përmes llogarive të tyre përkatëse treguan se po shënojnë themelimin me mbishkrimin ‘8 vjet, Spec Day’.
PINT edhe sot pas tetë vitesh vazhdojnë të dominojnë në repin shqiptar, albumi i tyre i fundit mban titullin ‘USA’ i cili është mirëpritur nga adhuruesit e tyre të shumtë./Indeksonline/
