75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / C E

Dita e superkampionit të Evropës, Bayerni sfidon Sevillën

Sonte nga ora 21:00 zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Bayern Muncheni, do të takohet me fituesin e Europa Leagues, Sevillën.

Ndeshja zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest nga ora 21:00, shkruan Indeksonline.

Sevilla ka marrë pjesë në pesë raste në Superkupën e Evropës ku e ka fituar një herë dhe e ka humbur katër të tjera.

Më mirë nuk është as Bayerni që në katër pjesëmarrje ka fituar një herë dhe ka humbur tri herë të tjera. /IndeksOnline/