23:55 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Dita e të dashuruarve Ronelën e gjen në punë, paralajmëron këngët e reja

Ronela Hajati po vjen me dy projekte të reja muzikore në ditën e të dashuruarve.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria ka bërë të ditur se me 14 shkurt do të sjell dy këngë të reja, e që sipas saj janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Mezi po pres te dëgjoni 2 këngët e mia te reja!-GENJESHTAR JE, -PARE. Totalisht te kundërta po shume te bukura! Mezi po pres 14 Shkurtin!”, ka shkruar në postim.

Në këngët e reja, Ronela ka bashkëpunuar me Imagine Films, Onima, Tull Production.

Ndryshe, lansimi i saj i fundit është kënga “MVP” që numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin “Youtube”./Indeksonline/