11:39 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / AR

Dita e të dashuruave, befason Ronela: Unë jam për mësysh, kam vetëm këngë ndarje

Dita e sotme i dedikohet të gjithë të dashuruarve. Në këtë datë bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert në sheshin Skënderbej, ku pritet të përformojnë disa nga këngëtaret më të dashur për publikun.

Ronela Hajati, Eranda Libohova, Mariza Ikonomi, Devis Xherahu, Emi Bogdo, Urban Band dhe orkestrim Lambert Jorganxhi, janë disa prej emrave të cilët do të kujdesen të krijojnë atmosferë për pjesëmarrësit, shkruan Indeksonline.

Ronela ishte e ftuar në ‘Wake Up’, teksa dha disa detaje më shumë rreth koncertit që do të mbahet sot, ku u shpreh se ka vetëm këngë ndarje.

Unë jam pro të gjithë eventeve për qytetin, që i shërbejnë rinisë, njerëzve që kanë dëshirë të kalojnë një kohë të bukur që e kanë të lirë dhe Shën Valentini apo këto festa që ndoshta duken të vogla, në momentin që dhe këtyre i jepen rëndësi, për mua dhe për të gjithë është një okej shumë i madh që ky vend ka premisa të forta që ky vend të mos merret me politikë dhe me halle të mëdha që ndonjëherë duhet t’i zgjidhim dhe vetë.

T’i japë hapësirë dhe koncerteve, argëtimit dhe gjërave që mund t’ju heqin pak mendjen nga problemet e përditshme. Sot kam këngë ndarjeje se unë nuk kam asnjë këngë që ta manifestoj shumë dashurisë, në sensin që jam me dikë dhe jam shumë mirë. Janë të gjitha që ose vuaj unë, ose vuan ai, shumë halle. Kështu që unë do jem për mësysh. Por besoj do dalë bukur se brendi është shumë i këndshëm”, tha Hajati./Indeksonline/