Dita e tretë e Evropianit, këto ndeshje do të luhen sot

Sot është dita e tretë e Kampionatit Evropian.
Në transmetim do të jenë tri ndeshje tejet interesante, transmeton Indeksonline.
Në ora 15:00, do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë. Këto dy kombëtare ishin ndeshur edhe në gjysmë-finale të Kampionatit të fundit Botëror.
Kurse në ora 18:00, Austria do të luaj kundër Maqedonisë Veriore. Tek ballkanasit luajnë disa shqiptarë si Ezgjan Alioski, Egzon Bejtulai, Enis Bardhi, Arijan Ademi etj.
Ndërsa, në 21:00 do të luhet ndeshja mes Holandës dhe Ukrainës. Dy kombëtaret janë favorite të grupit C./Indeksonline/