75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Z S

Dita e tretë e fushatës: AAK-ja dhe partnerët e koalicionit mbajnë tubim në Gjakovë

Këtë të hënë, partitë politike në Kosovë kanë hyrë në ditën e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit ditën e sotme do të mbajë tubim në Gjakovë aty ku edhe e udhëheqë këtë komunë, Ardian Gjini po nga kjo parti.

Tubimi në Gjakovë nis nga ora 18:00.

Theksojmë se AAK-ja fushatën e nisi të shtunën me vizitën në Prekaz, ndësa dje mbajti tubim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë./Indeksonline/