Dita kur Xavi kishte arritur marrëveshje me Milanin, por për këtë transfer prindërit gati sa nuk u divorcuan
Xavi Hernandez në shkurt të vitit 1999, kishte arritur marrëveshje me Milanin pasi që nuk po gjente hapësirë te Barcelona e Van Gaal. Madje vetë trajneri holandez i kishte kërkuar Xavit që të gjejë ekip të ri pasi që nuk llogariste në të.
Por, lëndimi i Pep Guardiolës kishte ndryshuar mendjen e holandezit. Ai i kishte thënë mesfushorit spanjoll që të bëhet gati pasi mund të ketë minutazhë te Barcelona. Lëndimi i Pep bëri që Xavi të paraqitet në 14 ndeshje, nga të cilat Barqa kishte arritur 4 fitore radhazi.
Galliani në anën tjetër po bëhej gati të priste Xavin në Milano pasi që marrëveshja verbale me të ishte arritur. Ish-drejtori i Milanit i kishte ofruar djaloshit spanjoll një vilë luksoze, 250 milionë pesetas, punë për babain dhe një veturë Fiat.

Babai i Xavit po e priste me padurim këtë transfer, por që i njëjti u pengua nga gruaja e tij.
Nëna e Xavit kishte thënë se nëse djali i saj do të transferohej te Milani, ajo do të divorcohej nga burri. Xavi vendosi qëndrimin te Barca për të mos prishur raportet familjare.
Nga ai moment, Barca dhe Spanja rriti një djalosh magjik, fantastik, gjeni të futbollit, maestro të mesfushës, një futbollist që me këmbët e mendjen e tij shkroi një histori të madhe në futboll, me Messin e Iniestën përkrah./Indeksonline/